Aktuale

Britania ngre alarmin: Vladimir Putin u përpoq të vriste një nga liderat e Ballkanit

Britania ka bërë një paralajmërim të bujshëm për ndërhyrjen ruse në politikat e vendeve të tjera , duke ngritur alarmin se Kremlini është përpjekur të vrasë një nga liderat e Ballkanit.

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ka thënë se ekzistojnë “mjaft prova” që vërtetojnë se Rusia është e aftë të ndërhyjë në politikën britanike me sulme kibernetike, duke ndjekur raportet se zyrtarët britanikë të inteligjencës do të këshillojnë partitë politike se si të mbrohen nga hakerat rusë.

Johnson, i cili pritet të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në javët e ardhshme, ka thënë se nuk ka pikë dyshimi se Moska përdor “të gjitha metodat” për ndikim politik, raporton The Guardian.

Kryediplomati britanik jo vetëm ka akuzuar Moskën se ka sulmuar disa televizione franceze dhe Partinë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, por ka sugjeruar se Kremlini mund të ketë organizuar një përpjekje për të vrarë Kryeministrin e Malit të Zi.

“E kemi parë çfarë ka ndodhur në Malin e Zi: Një shtet evropian ku u organizua një përpjekje për grusht shteti…ose më saktë një përpjekje për vrasjen e udhëheqësit të vendit, Kryeministrit Gjukanovic “, ka deklaruar Johnson.

“Nuk ka dyshim se ata qëe qëndrojnë prapa këtyre planeve janë rusët për të mos përsëritur atë që kanë bërë në Ukrainë”, është shprehur ai.

the authorE B