Rajon & Botë

Britania do të aktivizojë nenin 50 vetëm kur të jetë gati

Ministri britanik i Financave, George Osborne, paralajmëroi se Britania e Madhe do të aktivizojë nenin 50 për të dalën nga BE-ja vetëm në momentin kur të jetë gati, duke garantuar se ekonomia britanike është gati të përballet me turbulencat e shkaktuara nga vendimi për t’u larguar nga Unioni.

“Vetëm Britania e Madhe mund të aktivizojë nenin 50. Në këndvështrimin tim duhet ta bëjmë vetëm kur të kemi një vizion të qartë të sistemimeve të reja të kërkuara nga fqinjët tanë evropianë”, shpjegoi Osborne.

Ai shtoi gjithashtu se “ekonomia britanike është gati të përballet me atë që i rezervon e ardhmja në një moment që tregjet financiare shqetësohen nga pasojat e Brexit”.