Tech

Britaniku me zemër gjermane, vjen Aston Martin Vantage i ri

Aston Martin publikoi fotografitë dhe detajet teknike të gjeneratës më të re të modelit Vantage, i cili disponon me motorin AMG V8.

Prodhuesi britanik është përpjekur që të ofrojë dizajn ndryshe në anën e jashtme në krahasim me pararendësin.

Automobili është i pajisur me sistemet aktive në tri mënyra të vozitjes: Sport, Sport Plus dhe Track, transmeton KosovaPress.

Ashti sikur është paralajmëruar, automobili posedon motor twin-turbo 4.0 V8, i zhvilluar në AMG gjerman. Motori i Vantage të ri posedon 510 kuaj fuqi, ndërrues automatik prej tetë shpejtësive dhe peshon 1530 kg. Sipas të dhënave të fabrikës, Vantage i ri nga 0 deri 100 km/h arrin për 3,6 sekonda, ndërsa shpejtësia e tij maksimale është 313 km/h.

Vantage në tregun britanik kushton 120.900 funta, derisa çmimi fillestar në Gjermani është 154.000 euro.

Vantage i ri te pronarët e ri do të arrijë në pranverë të vitit të ardhshëm.