Rajon & Botë

Bullgaria i shton edhe dy ushtarakë në kuadër të KFOR-it

Qeveria e Bullgarisë ka ndryshuar vendimin e 14 nëntorit të vitit 2016 për dërgimin e trupave ushtarake në përbërjen e KFOR-it në Kosovë.

Si pasojë e këtij ndryshimi, do të ketë rritje të pjesëmarrjes më saktësisht me dy ushtarakë më shumë që do të përfshihen në grupin e bullgarëve në KFOR në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

the authorE B