Aktuale

Bulliqi: Nga tryeza e nesërme presim rezultate pozitive

Deputeti Shpetim Bulliqi pas takimit konsultativ për debatin e nesërm për demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë se synimi i këtij debati ka qenë që të ketë informacione të mjaftueshme rreth këtij procesi dhe të vihet deri në përfundim të kësaj çështje.

Ai tha se në takim ishin ftuar edhe deputetë që kanë qenë pjesë e këtij debati.

Bulliqi më shumë u ndal te agjenda që është paraparë në këtë debat, duke treguar se do të fillojë në ora 10:00, ku Komisioni Shtetëror për demarkacion edhe grupi i ekspertëve do t’i ballafaqojnë faktet.

“Fjalët hyrëse do t’i mbajnë Presidenti, kryeministri dhe ambasadori amerikan, Delawi. Në fund do të jepet mundësia pjesëmarrësve tjerë në këtë debat, deputetët me pyetje të iu drejtohen komisionit shtetëror por edhe ekspertëve. Koha do të jetë e barabartë për të dyja palët por ne presim rezultate pozitive në marrjen e vendimeve. Në fund të këtij debati, komisioni shtetëror dhe grupi i ekspertëve do të shkojnë me konkluzione”, tha ai

Bulliqi shtoi se esenca e thirrjes së këtij debati ka pas synim që të ketë informacione të mjaftueshme rreth këtij procesi dhe të vihet deri në përfundim të kësaj çështje./KosovaPress/