Aktuale

Bulliqi tregon nëse po e mendon largimin nga LDK-ja

Kundërshtari me i madh i demarkacionit me Malin e Zi brenda LDK’së, nuk u përfshi fare në listën e kandidateve për deputet.

Tani Shpetim Bulliqi po thotë se do të angazhohet që brenda partisë t’i çojë proceset përpara.

E nëse një gjë e tillë i pamundësohet ai nuk po e përjashton mundësinë e kalimit në ndonjë subjekt tjetër politik.

“Në qoftë se do të më mbyllen të gjitha mundësitë e punës dhe të angazhimit atëherë mbetet me e shqyrtu çështjen e orientimit tim se çka do të ndodhë më tutje”, tha Bulliqi për Klan Kosovën.