Aktuale

Burdushi përfundon grevën pasi i plotësohet kërkesa

Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, i cili është arrestuar muaj më parë, sot të do intervistohet nga prokurori.

Burdushi që për shumë vjet ka qenë i njohur si mjek popullor është dënuar për mashtrim dhe ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe shmangie të tatimit.

Avokati i Peqanit, Asdren Hoxha, ka thënë për Televizionin 7 se klienti i tij ka përfunduar grevën e nisur ditë më parë, pasi i është plotësuar kërkesa.

“Ka ndërprerë grevën, për arsye të paraqitjes sa më të mirë te Prokurori dhe se ka arritur efektin e saj greva”, ka thënë Hoxha.

Burdushi do të merret në pyetje nga Prokurori në orën 14:30.

Peqani kishte nisur grevë javë më parë, pasi kërkonte që të intervistohej edhe njëherë nga prokurori. /Express/

the authorBurbuqe Metolli