Rajon & Botë

Burg për prindërit e ‘xhihadistit Xhek”

Prindërit e shtetasit britanik i njohur si “xhihadi Xhek” që i është bashkuar ISIS-it janë arrestuar nën akuzën se i kanë dërguar atij para dhe me këtë i kanë ndihmuar djalit e njëkohësisht edhe terroristëve.

Pasi që djali i tyre 20 vjeçar është akuzuar se i është bashkuar ISIS-it, prindërit e tij i kanë dërguar rreth 2 mijë funta.

Prindërit në mbrojtjen e tyre kanë deklaruar se policia ka qenë në dijeni për rastin.

Pas pesë ditësh të kaluara në burg prindërit e xhihadistit janë liruar me arsyetimin se janë “dy persona të ndershëm të cilët kanë përfunduar në burg për shkak të dashurisë ndaj fëmijës së tyre”.

Djali i tyre ka shkuar së pari në Jordani në vitin 2014, pastaj në Kuvajt e më pas edhe në Siri.