AktualeRajon & Botë

Burri goditet nga makina, më pas grabitet nga të dyshuarit

Kamerat kanë kapur një incident të tmerrshëm në SHBA, ku një burrë u godit nga një makinë, e më pas u tentua të grabitej, derisa luftonte për mbijetesë.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) ndau pamjet e aksidentit në Twitter dhe informoi se ngjarja ka ndodhur të shtunën në Bronx.

“Të dyshuarit goditën me veturë një mashkull 39-vjeçar dhe më pas vazhduan t’ia merrnin me forcë gjërat”, thuhej në mbishkrimin e postimit.

Videoja shqetësuese tregon viktimën duke u hedhur në ajër teksa makina e zezë përplas atë, më pas shihet 39-vjeçari i shtrirë në rrugë, duke luftuar për të mbijetuar.

Disa sekonda më vonë, dy burra që ndodheshin brenda automjetit që e goditi më pas dolën nga makina, kontrolluan nëpër xhepat e burrit dhe morën sendet e tij përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.