Ekonomi

Bursat evropiane vazhdojnë të shënojnë rënie

Shumica e aksioneve në bursat evropiane sot janë në rënie, për shkak të uljes së çmimeve të naftës.

Indeksi londinez i aksioneve FTSE 100 në orët e pasdites shënoi rënie prej 0,3 për qind në 7.427,68 poenë, KAK 40 Paris shënoi rënie 0,3 për qind në 5.258,98 poenë, derisa vetëm DAX Frankfurt u ngrit për 0,1 për qind në 12.784,45 poenë, transmeton AFP.