Sport

Busquets: Ja kush është fajtor për humbjen nga Celta Vigo

Sergio Busquets ka thënë se ai është fajtor për humbjen 4:3 nga Celta Vigo.

Barcelona u shokua në xhiron e shtatë të La Ligës, duke humbur 4:3 nga Celta Vigo, teksa pranoi tre gol në pjesë të parë për 10 minuta. Pas ndeshjes, mesfushori spanjoll, Sergio Busquets, tha se ai është përgjegjës për humbjes e skuadrës së tij.

“Shihet qartë që unë jam përgjegjës për këtë humbje”, tha ai për AS.

“Nuk kam bërë një ndeshje të mirë dhe kur ju jeni në pjesën më të rëndësishme të fushës, një gabim mund të ju kushtoi shumë”, tha Busquets. /Express/