Aktuale

Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për trafikim me njerëz

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Xh. Sh. dhe Sh. C., në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditëve.

Të pandehurit shtetas të Republikës së Kosovës, janë arrestuar me datë 29 gusht në ora 04:30 minuta.

Në bazë të deklaratave të dëmtuarës dhe dëshmitareve, të cilat në mënyrë të hollësishme tregojnë veprimtarinë e cila zhvillohet në “King Masage” në Gjilan, pronar i së cilës është Xh. Sh., ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Trafikim me njerëz.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./KosovaPress/