Sport

Caktohet orari për ndeshjen Prishtina – Ballkani, zbulohen edhe çmimet e biletave

Prishtina dhe Ballkani do të përballen me njëra tjetrën, në atë që do të jetë kryendeshja e javës.

Kryeqytetasit luajnë si nikoqirë të Ballkanit, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen që do të vendosë shumëçka sa i përket liderit të tabelës.

FFK ka zbuluar orarin për ndeshjet e xhiros së ardhshme, ku edhe është mësuar se Prishtina dhe Ballkani përballen të shtunën, me fillim nga ora 17:00.

Ndeshja do të luhet nën ndriçimin e reflektorëve. Faqja zyrtare e Prishtinës ndërkohë ka zbuluar edhe çmimet e biletave.

Çmimi i biletave do të shkojë nga 2 euro (në lindje) deri në 5 euro (VIP).

Më poshtë lajmi.net ua përcjell edhe orarin e plotë të ndeshjeve që do të luhen në xhiron e ardhshme të Superligës së Kosovës. 

Orari i ndeshjeve

E premte 28 shkurt
13.00 Drita –Drenica
13.00 Ferizaj-Llapi

E shtune 29 shkurt
13.00 Feronikeli-Trepça ‘89
13.00 Dukagjini-Gjilani
17.00 Prishtina-Ballkani

E diel 30 shkurt
13.00 Flamurtari-Vushtrria /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN