Sport

“Calhanoglu ka nevojë të pushojë”

Vincenzo Montella ka paralajmëruar se Hakan Calhanoglu nuk mund të luajë çdo tre ditë, dhe se ai ka nevojë të pushojë.

‘Rosonerët’ shpenzuan shumë gjatë afatit kalimtar veror, dhe turku ishte një nga lojtarët e transferuar në ‘San Siro’, por ai nuk ka arritur të zë vend standard në ekipin e Milanit deri më tani, shkruan KosovaPress.

“Ai është lojtar i talentuar, por ne po luajmë çdo tre ditë. Është normale që ai të mos luajë nganjëherë, sepse nuk ka luajtur për një kohë të gjatë për shkak të suspendimit, por ai e ka besimin tonë”, ka thënë Montella.

Calhanoglu u transferua nga Leverkusen te Milani, gjatë afatit kalimtar veror për 22 milion euro. /KosovaPress/

© Te gjitha te drejtat e rezervuara KosovaPress.