Sport

Camoranesi: Kështu mund ta mposht Italia Spanjën

Mauro Camoranesi mendon se Italia do t’i ketë rastet e veta ndaj Spanjës.

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Mauro Camoranesi, ka thënë se Italia do të ndalet dhe të pres që kundërshtari të bëjë gabime, e më pas ta shfrytëzojë atë për ta sulmuar portën e Spanjës.

“Italia do të pres që Spanja të bëjë ndonjë gabim dhe të lë hapësira në mesfushë, më pas të sulmojë në ato momente”, ka thënë Camoranesi.

“Janë dy ekipe që njohin shumë mirë njëra tjetrën në gjitha aspektet, gjithçka mund të ndodh”, shtoi kampioni i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006.

Italia dhe Spanja do të përballen sot nga ora 18:00. Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Gjermaninë /Express/