AktualeLifestyle

Çanta nga lëkura e krokodilit, tronditet rrjeti

Kur njerëzit shkojnë në një kopsht zoologjik, ata presin të shohin kafshët por kjo nuk ndodhi në një kopsht në Londër.

Aty u shfaq diçka për të tërhequr vëmendjen ndaj kërcënimit me të cilin përballen specie të ndryshme mbi kafshët. Autoritetet e kopshtit zoologjik kanë vendosur një çantë dore që është bërë nga lëkura e tij, në një qëndrim kundër përdorimit të gëzofit dhe lëkurës së kafshëve në modë.

Fotoja prekëse është bërë virale në Tëitter që kur u postua më 2 gusht dhe mori më shumë se 370,000 pëlqime dhe mbi 60,000 retëeet.

Fotoja është postuar nga përdoruesi i Tëitter-it, Tom, i cili vizitoi kopshtin zoologjik, me mbishkrimin: “Kjo çantë dikur gjendej duke notuar në lumenj dhe përrenj që lëviznin ngadalë në Azinë Juglindore dhe Indonezi. Gjatë 75 viteve të fundit, më shumë se 80% e krokodilëve siamezë janë zhdukur. Shumë, si ky, u gjuan për lëkurën e tyre si pjesë të tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra’’.

Sipas BBC, çanta u sekuestrua nga zyrtarët kufitarë të Mbretërisë së Bashkuar në një aeroport të Londrës në vitin 2018, dhe iu dorëzua kopshtit zoologjik për të nxjerrë në pah ndikimin që ka tregtia e paligjshme e kafshëve të egra në të gjithë globin.