ShowBiz

Capital T me album të ri në tetor? (Foto)

Hip hop ylli, Capital T, pritet që të publikojë së shpejti një seri projektesh.

Megjithatë, ai ka aluduar shumë se mund të vijë së shpejti edhe një album prej tij.

Reperi i njohur në rrjetin social Instagram ka publikuar një seri fotosh ku ka aluduar se mund të vij një album.

“Për hirë të kulturës, se ka nevojë”, ka shkruar ai në një postim.

Në një postim tjetër ku shkruan tetor 2017 ai ka vazhduar duke shkruar: “Veç për fansat e vërtetë, nejse pak edhe për inatgjitë”.

Aludimi është i fortë për një album nga Capital T, i cili si duket do të jetë plot këngë dedikuar hip hop kulturës në një nivel mjaft kontravers dhe rivalëve të tij.

the authorE B