ShowBiz

Capital T ia kthen nderin Bebe Rexhës, poston video në përkrahje të saj (Video)

Capital T është një ndër reperat më të mirë shqiptar dhe jo më kot gëzon një numër të madh fansash.

Mjafton të shikojmë performancat e tij “live” dhe arrijmë ta kuptojmë se sa i talentuar është ai. Kjo verë ishte shumë e suksesshme për Kapon, me këngë që në shumë pak kohë u kthyen në hite dhe i dëgjojmë në çdo ambient.

Nga ana tjetër Bebe Rexha po mahnit me performancat e saj në skenat më të rëndësishme botërore. Të gjithë e mbajmë mend kur Bebe Rexha “thyente” hekurat në palestër ndërkohë që dëgjonte këngën e Capital T “Hitman” dhe tashmë është rradha e reperit shqiptar për t’i kthyer nderin.

Ai ka postuar një video ndërkohë që shëtit me makinë dhe në sfond është kënga më e re e këngëtares shqiptare “That’s it” dhe nuk mund të mos etiketonte Beben. /inTV/

https://vid.me/ZZ8YT

the authorE B