ShowBiz

Capital T ka gati projektin e ri, zbulon kohën e publikimit

Capital T ka finalizuar edhe një këngë të re.

Ani pse në këtë periudhë po qëndrojnë të mbyllur, artistët nuk i kanë ndalur këngët e reja, shkruan lajmi.net.

Reperi Capital T, i është përgjigjur së fundi pyetjeve të fansave të tij, të cilët donin të dinin më shumë rreth projekteve të tij të reja.

Capitali bëri të ditur se kënga e re “Flex” do të publikohet më së largu në muajin prill, por nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth saj.

Kujtomë se “Je t’aime” mban titullin projekti i fundit muzikor nga Capital T, për të cilin pranoi komente pozitive nga fansat e tij.

Capital T gjatë kësaj kohe po qëndron i izoluar në shtëpi, në mënyrë që të mbrohet nga koronavirusi. /Lajmi.net/