Sport

Carvajal shqetëson Realin

Dani Carvajal ka probleme me zemër dhe gjendja e tij shëndetësore ka filluar të shqetësojë drejtuesit e Real Madridit

Skuadra spanjolle, Real Madrid ditë më parë kishte njoftuar se Dani Carvajal ka një virus, duke mos dhënë një datë se kur mund të kthehet.

Ky virus i ka prekur edhe membranën që e mbulon zemrën, duke bërë që të shqetësojë drejtuesit e skuadrës spanjolle.

Carvajal nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Espanyol dhe i duhet të pushojë për të paktën një muaj, duke mos pasur asnjë ushtrim fizik. /Express/