Sport

Cavani: Lojtarët tjerë të PSG-së janë po aq të rëndësishëm sa treshja e sulmit

Paris Saint-Germaini nuk është vetëm Neymari, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani – thotë sulmuesi uruguaian.Klubi francez shpenzoi 222 milionë dollarë për sulmuesin brazilian dhe do të shpenzojnë edhe 180 milionë euro të tjera për futbollistin ofensiv francez në fund të sezonit (kur do t’i përfundojë huazimi nga Monaco dhe do të kompletohet transferimi).Tre futbollistët e Unai Emeryt kanë shënuar 58 gola në të gjitha garat, ndërsa PSG e theu rekordin golashënues në Ligën e Kampionëve duke e siguruar edhe kualifikimin në fazën e eliminimit direkt pas katër xhirosh.

Mirëpo, Cavani thotë se treshja e frikshme nuk do të kishte sukses pa mbështetjen e bashkëlojtarëve të tjerë.“Shumëkush flet për Cavanin, Neymarin dhe Mbappen, por lojtarët tjerë na ndihmojnë të bëjmë çfarëdo që dëshirojmë. Nuk bën t’i lëmë anash bashkëlojtarët tanë”.“Duke filluar nga portieri deri te lojtarët tjerë, nuk janë vetëm sulmuesit, por edhe pjesa tjetër e skuadrës”, ka deklaruar Cavani për Goal.


Uruguaiani e ka lëvduar talentin francez, Mbappe dhe përpjekjet që i bën për t’u shndërruar në lojtar të madh.“Jashtë fushe, ai është i thjeshtë dhe person i mirë. Është i ri dhe ndoshta duhet të mësojë shumë, por kjo është pjesë e jetës”, ka deklaruar Cavani.