Rajon & Botë

Çdo ditë në Jemen vdesin nga uria së paku 130 fëmijë

Organizata humanitare ndërkombëtare “Save the Children”, ka njoftuar se së paku 130 fëmijë vdesin çdo ditë në Jemenin, si pasojë e urisë së shkaktuar nga lufta.

Kjo organizatë tha se për shkak të bllokadës aktuale të imponuar nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, shkalla e vdekshmërisë do të rritet, transmeton KosovaPress.