Aktuale

“Çdoherë në shërbim të atdheut”, Thaçi përmes një videoje vlerëson lartë punën e policisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar një video të aktiviteteve të përditshme të Policisë si dhe ushtrimeve dhe demonstrimit të kapaciteteve të tyre.

Në Facebook, Thaçi me një mbishkrim të shkurtër ka vlerësuar lartë punën e policisë së Kosovës.

Presidenti ka thënë se policia e shtetit janë çdo ditë në mbrojtje të rendit dhe ligjit.

“Çdo ditë në mbrojtje të rendit dhe ligjit. Çdoherë në shërbim të atdheut dhe qytetarëve”, ka shkruar ai.

Çdo ditë në mbrojtje të rendit dhe ligjit. Çdoherë në shërbim të atdheut dhe qytetarëve. HTH 🇽🇰👮‍♂️

Posted by Hashim Thaçi on E mërkurë, 19 August 2020