Arsim & Kulturë

Çelet Panairi i 20-të “Dita e Verës” në Elbasan

Është çelur në Elbasan panairi i 20-të “Dita e Verës 2017″, organizuar nga Bashkia e Elbasanit, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së Panairit, kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini tha se ”Panairi, i cili hap siparin e Ditës së Verës ka rëndësi të madhe, pasi ëshë një mundësi për të gjitha bizneset, që prezantohen, por edhe për qytetarët elbasanas dhe miqtë e saj që vijnë nga e gjithë Shqipëria për të festuar Ditën e Verës”.Elbasan, çelet Panairi i 20-të “ Dita e Verës” Foto Miranda Sadiku (2)Edhe deputetja Evis Kushi shprehu vlerësime për organizimin e këtij panairi, e cila e shoqëruar nga kreu i Bashkisë, si edhe drejtues të tjerë të pushtetit lokal dhe atij qëndror, kanë vizituar çdo stendë duke përshëndetur bizneset pjesëmarrëse në këtë edicion të 20-të të panairit të Ditës së Verës.

Panairi, i cili organizohet në ambientet e pallatit të sportit “Tomorr Sinani” edhe këtë vit ka pasur një interes nga ana e bizneseve jo vetëm nga Elbasani, por nga i gjithë vendi. Numërohen rreth 50 kompani që kanë prezantuar produktet e tyre dhe shumica e bizneseve vijnë në këtë panair për të disatën herë.Elbasan, çelet Panairi i 20-të “ Dita e Verës” Foto Miranda SadikuFestimet për Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit, do të vijojnë mbrëmjen e sotme me kremtimin e “Natës së Verës” si edhe gjatë gjithë ditës së nesërme, dhe do të mbyllen me drekën e Ditës së Verës.

the authorE B