Aktuale

Çerdhja publike në Fushë Kosovë planifikon fillimin e punës pa punëtorët e infektuar me COVID-19

Çerdhja publike “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë do të fillojë punën nga nesër, pasi rreth dy javë më parë 5 punonjës rezultuan pozitivë me koronavirus.

Zëdhënësi i kësaj komune, Ali Topalli për Gazetën Express, ka thënë se kjo çerdhe do të fillojë punën pa punonjësit që ishin infektuar me koronavirus, pasi sipas tij, kanë staf të mjaftueshëm për fillimin e mësimit.

“Po fillojmë mësimin pasi kemi staf të mjaftueshëm. Punonjësit e infektuar nuk do të fillojnë punën së paku edhe 1 javë ose 10 ditë”, tha Topalli

the authorGazetaKNN