Kuriozitete

Çfarë ka ndodhr me flamujt e vendosur në Hënë?

Objekti i parë i bërë nga dora e njriut, që ka arritur në Hënë, ishte misioni Luna 2 sovjetik, me 13 shtator 1959.

Por Apollo 11 amerikane do të jetë i njohur si misioni i parë me ekipin e astronautëve që do të aterojë në Hënë, më 20 korrik 1969. Ishin edhe gjashtë misione të tjera në mes të 1969 dhe 1972. Deri më sot besohet se SHBA është i vetmi vend që ka kryer me sukses uljen në Hënë (nuk do të merremi tash me teoritë e konspiracionit).

Gjatë kësaj periudhe, ekipet kanë vendosur gjashtë flamuj në Hënë (të gjitha të SHBA).

Por çka ka ndodhur me ta gjatë këtyre dyzet viteve?

I pari është zhdukur. Buzz Aldrin kujton se si pas ngritjes nga Hëna, e kishe parë në ajër dhe pastaj si bie në dheun hënor pas lansimit.

Besohet se flamujt e Apollo 14 dhe 15 poashtu ranë, ose u shpërbënë. Megjithatë, ekspertët janë të bindur se flamuri i Apollo 12 ende është në vendin e vet. Si dëshmi citojnë imazhet satelitore që tregojnë një hije që përkon me flamurin e montuar në një shtyllë. Ngjashëm është edhe me Apollo 16 dhe 17. Por, ata shtojnë se edhe ky flamur ndoshta nuk i ngjanë atij të SHBA për shkak të rrezeve ultravioletë, të cilat i kanë zbardhura përfundimisht./Express/