Sport

Çfarë ndodhi mes Suarezit e Valverdes?

Valverde nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e Suarez ndaj Sporting Lisbonës.

Barcelona ka marrë tri pikë të tjera në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur 1:0 Sporting Lisbonën falë një autogoli të shënuar në minutën e 49’ nga Sebastian Coates.

Suarez nuk ishte në ditë më të mirë duke shpërdoruar disa raste, çka e shtyri Valverden ta largojë nga loja pak para ndeshjes, por kjo nuk i pëlqeu uruguaianit që pati një diskutim me trajnerin e ri të Barcelonës. /Gazeta Express/