Aktuale

Çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës, të gjithë bëjnë muhabet me deputetët e VV-së

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka biseduar si asnjëherë tjetër me deputetët e Vetëvendosjes.

Ai por edhe zyrtarë tjerë qeveritarë janë parë afër ulëseve ku po qëndrojnë deputetët e VV-së.

Nuk dihet se për çka kanë biseduar vetëm se dihet që deputetët e VV-së po e kundërshtojnë Demarkacionin me Malin e Zi.
Afër deputetëve të VV-së është parë për disa minuta edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.