Rajon & Botë

Çfarë po ndodh në Mianmar?

Rohingya refugees queue for aid at Cox's Bazar, Bangladesh, September 26, 2017. REUTERS/Cathal McNaughton

Grupet ndërkombëtare të ndihmës dhe që mbrojnë të drejtat e njeriut i kanë kërkuar qeverisë së Mianmarit që të kenë qasje të lirë në shtetin e Rakhines , ku një ofensivë ushtarake ka bërë që më shumë se 400 mijë njerëz të ikin drejt Bangladeshit.

Qindra e mijëra njerëz kanë ngelur pa para, ushqim, strehim dhe kujdes shëndetësor. Fushata e madhe e ushtrisë në shtetin e Mianmarit u zhvillua pranë kufirit me Bangladeshin më datë 25 gusht, ku një grup myslimanësh kryen kryengritje.

Qeveria vendase nuk ka lejuar grupet ndërkombëtare të ndihmës dhe organizatat joqeveritare që të shkojnë në vendet e konfliktit, duke paralajmëruar se atje ka pasiguri. Në një njoftim thuhet se organizatat joqeveritare ndërkombëtare nuk janë duke gjetur qasje për të ndihmuar njerëzit, të cilët kanë realisht nevojë për ndihmë dhe që janë dëbuar në mënyrë të egër.

Grupe të të drejtave të njeriut të tilla si Care International, Oxfam dhe Save the Children kanë thënë se ka dëbime masive, ka uri dhe gjendje të mjeruar te njerëzit që janë duke ikur drejt Bangladeshit, shkruan gjigandi mediatik “Reuters”.

Qeveria vendore ka vënë në shërbim të njerëzve që janë duke vuajtur vetëm Kryqin e Kuq, edhe ky vendor. Marrëdhëniet mes qeverisë dhe grupeve të ndihmës kanë qenë të vështira, ndërsa zyrtarët vazhdojnë të akuzojnë kryengritësit.

Grupet e punës kanë hedhur poshtë çdo lloj akuze që është ngritur kundër tyre. Kombet e Bashkuara kanë akuzuar ushtrinë për spastrim etnik, kryesisht ndaj myslimanëve. Grupet e të drejtave të njeriut kanë kërkuar sanksione kundër shtetit të Mianmarit.