Sport

Chelsea do ta shesë Kanten

Mesfushori francez ka kontratë deri në vitin 2023, por palët mund të ndahen gjatë verës që vjen

Chelsea po planifikon ta shesë N’Golo Kanten.

“Blues” janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori francez nëse e marrin një ofertë të kënaqshme gjatë verës që vjen.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “90min”, përcjell “Gazeta Express”.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini janë të interesuar për kampionin e botës me Francën.

Mesfushori defanziv ka kontratë me klubin nga “Stamford Bridge” deri në vitin 2023.

Kante është 29 vjeç dhe “Të Kaltrit” nuk janë të sigurt për një të ardhme afatgjate të tij në klub.

Prandaj, fituesi aktual i Europa Leagues është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për futbollistin.

the authorGazetaKNN