Sport

Chelsea insiston për Pellegrin

Chelsea është duke u interesuar për talentin e Genoas, Pietro Pellegri.

16 vjeçari, Pietro Pellegri, është në qendër të vëmendjes pasi u bë lojtari më i ri ndonjëherë që shënon dy gola në një ndeshje të Serie A. Ai këtë e arriti në humbjes e Genoas 2:3 nga Lazio.

Pellegri konsiderohet një ndër talentet më të mëdhenj në Itali dhe kjo ka shtyrë “Blutë e Londrës” që të tentojnë të nënshkruajnë me 16 vjeçarin.

Kampioni i Premierligës në krye me Antonio Conten, beson se mund t’i sigurojë shërbimet e italianit me të ardhme të ndritur. /Gazeta Express/