AktualeSport

Chelsea nuk e do më Ronaldon

Chelsea tanimë si duket edhe zyrtarisht i ka dhënë fund interesimit për nënshkrimin e sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo.

Portugezi dëshiron të largohet nga klubi anglez, por Chelsea ka ndryshuar mendje për të.

Këtë madje e konfirmoi edhe trajneri i këtij klubi, Thomas Tuchel, i cili pas nënshkrimit të ish sulmuesit të M.City Raheem Sterling, tha se “përqendrimi i tij është te mbrojtja”.

“Karriera e Ronaldos flet vetë. E di që ka thashetheme atje, por nuk do të filloj të flas për lojtarët kryesorë të klubeve të tjera të mira.”

Kjo la të kuptohet se Ronaldo nuk është më në planet e tij.

Por në anën tjetër trajneri i Manchester United, pati deklaruar para pak kohësh se portugezi nuk është në shitje.