Sport

Chicharito largohet nga Leverkuseni dhe Gjermania

Javier Hernandez pritet të largohet nga kampionati gjerman dhe skuadra e tij Bayer Leverkusen.

Sulmuesi meksikan ka marrë një ofertë të rëndësishme nga kampionati anglez.

Është skuadra West Ham United që i ka ofruar kontratë katër vjeçare ish-anëtarit të Real Madridit.

29-vjeçari ka pasur një stinor të suksesshëm në radhët e Bayer Leverkusenit duke shënuar 13 gola në të gjitha garat.

Pas përfundimit të Kupës së Konfederatave ku Chicharito mori pjesë me Meksikën, pritet udhëtimi i tij drejtë Anglisë për të nënshkruar.

West Ham do të paguajë për shërbimet e meksikanit rreth 20 milionë funte.

Kujtojmë që Chicharito më parë ka luajtur në Ligën Premier me Manchester Unitedin.