ShowBiz

Chris Brown fotografohet krah reperit shqiptar, ja çfarë shkruan

Chris Brown ka ndarë me ndjekësit një fotografi krah reperit shqiptar me famë botërore.

Bëhet fjalë për Gashin, me të cilin ai së fundi ka bashkëpunuar për versionin remiks të këngës “Safety”.

Duket se dy artistët tashmë kanë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë.

Në fotografinë që Brown e ndau me 61 milionë ndjekësit e tij ku pozoi pranë Gashit, ai shkroi “Muzika ka mënyrën e saj që t’i bëjë njerëzit të lumtur”.

Ndërsa, Gashi i komentoi “Të dua vëlla”, e fotografia e tyre mori komente dhe pëlqime të panumërta. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN