ShowBiz

Chris Brown me urim emocionues për vajzën

Reperi zgjodhi fjalët më të mira për ta uruar atë.

Vajza e reperit të famshëm, Chris Brown, Royalty Brown feston ditëlindjen dhe mbush 6 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ditëlindjes së vogëlushes, Brown publikoi disa imazhe krah saj dhe të tjera nga fotosesioni që ia realizoi vajzës për ditëlindje.

Në urimin e tij për Royalty, Chris shkruan “Ti je pjesa më e mirë e imja!!! Mbretëreshë…e gjithë bota duhet ta dijë…Urime ditëlindjen”.

Chris Brown ndau fotografitë nga fëmijëria e Royalty deri tani, ndërsa emocionoi të gjithë me këto fjalë të zgjodhi për vajzën.

the authorGazetaKNN