Rajon & Botë

Cikloni Nisarga arrin në Indi, i afrohet qytetit më të madh

Një ciklon i ka përfshirë zonat e bregdetit perëndimor të Indisë dhe është duke iu afruar qytetit me popullsi të dendur, Mumbai.

Zyrtarët indianë i kanë evakuuar rreth 100 mijë njerëz që banojnë afër bregdetit për t’i dërguar në zona më të sigurta në lartësi më të madhe mbidetare.

Qyteti më i madh i Indisë, Mumbai, i ka rreth 20 milionë banorë dhe gjithashtu është prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Stuhia Nisarga ka sjellë erëra me shpejtësi prej më shumë se 100 kilometra në orë. Ajo arriti në sipërfaqe tokësore rreth orës 13 sipas kohës lokale në distriktin Raigad, rreth 50 kilometra në jug të Mumbait.

Ky qytet nuk është goditur nga ndonjë stuhi me fuqi të këtillë në dekadat e fundit. Në vitin 1948, disa persona kishin vdekur.

Përpos motit të lig, India në javët e fundit është përballur edhe me numër të madh të rasteve të koronavirusit dhe valë të madhe të karkalecave, të cilët po paraqesin rrezik për të mbjellat.

the authorGazetaKNN