ShowBiz

Cila lepurushe kosovare u pikëllua për vdekjen e shefit të Playboyt?

Në moshën 91-vjeçare ka ndërruar jetë themeluesi i “Playboy”, Hugh Hefner.

Hefner ka vdekur nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij i rrethuar nga më të dashurit e tij, transmeton Gazeta Express.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar në një deklaratë të lëshuar nga “Playboy Enterprises”.

Vdekja e shefit të “Playboy”, përvec familjarëve, miqve e stafit të revistës, ka mërzitur edhe modelen e njohur kosovare Vildane Zeneli.

Bukuroshja Zeneli me të parë lajmin për vdekjen e Hefner duket se është pikëlluar shumë.

Ajo në profilin e saj në Instastory ka shpërndarë lajmin se Hufner ka vdekur.

“RIP Hugh Hefner”, kishte shkruar Vildanja duke lënë edhe një emoji ku tregon se është mërzitur.

Kujtojmë se Vildanja njihet për format e saj bombastike të cilat aspak nuk heziton t’i ekspozojë./Gazeta Express/

the authorE B