Aktuale

Çka po ndodh me Maqedoninë? – 125 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.085 teste, ndërsa janë regjistruar 125 raste të reja me Covid-19.

Sipas qyteteve: Shkup-46, Kumanovë-19, Shtip-17, Prilep-1, Tetovë-16, Strugë-7, Veles-3, Manastir-1, Ohër-5, Gostivar-6, Koçan-1, Dellçevë-1, Negotinë-2.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 8 pacientë të shëruar, në Prilep-2, Tetovë-1, Veles-4 dhe Sveti Nikollë-1.

Kanë ndërruar jetë dy pacientë. Një pacientë nga Prilepi (73) dhe një paciente nga Strumica (67)

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 2.915 persona.
Ministri Filipçe ka reaguar më herët duke ju kërkuar mediave që të japin informacione zyrtare, duke mos dashur spekulime me numrin e të prekurve.