Sport

Conte yllit të skuadrës: Mos u kthe në Chelsea (Foto)

Antonio Conte ia ka bërë të qartë yllit të skuadrës se nuk llogarit në shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm
Sulmuesi spanjoll, Diego Costa ka qenë shumë i zemëruar pas barazimit 2:2 të Spanjës me Kolumbinë, kur u pyet për të ardhmen e tij.

Ai trego se si Conte i ka shkruar dhe i ka thënë se nuk llogarit në shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

“E kam pranuar një mesazh të thjeshtë nga Copnte, ku thotë se nuk llogarit në mua për sezonin e ardhshëm. Arsyeja është se kam bërë gabime vitin e kaluar. Është e turpshme”, tha fillimisht Costa para gazetarëve.

“Ia kam kthyer mesazhin njerëzve që vendosin, por është e qartë se trajneri nuk llogarit në mua dhe nuk më dëshiron në skuadër. Jam duke kërkuar skuadër të re”.

Ai foli për kthimin në Atletico, por insistoi se do të jetë e vështirë që të mos luajë pesë ose gjashtë muaj, pasi Atletico është e dënuar dhe Costa nuk do të mund të luante deri në janar.

“Të mos luash për pesë ose gjashtë muaj është e komplikuar, por njerëzit e dinë se sa e dua Atleticon, bashkëlojtarët dhe të jetuarit në Madrid”. /Express/