Sport

Costa: Conte s’është top trajner, në Real Madrid s’do të zgjaste as një sezon

Diego Costa mendon se Antonio Conte nuk është trajner shumë i madh dhe si pasojë nuk do të zgjaste kurrë as edhe një sezon në Real Madrid, po ashtu për shkak të, siç thotë, dobësisë për ta mbajtur ekipin nën kontroll.

Costa e fitoi titullin në Premierligë nën urdhrat e Contes më 2017, i cili ishte sezoni i parë i trajnerit italian në Chelsea, transmeton Gazeta Express.

Por, marrëdhëniet mes tyre u prishën kur tani trajneri i Interit e njoftoi sulmuesin spanjoll përmes një mesazhi telefonik se ai nuk ishte më i nevojshëm.

31-vjeçari këmbëngul se nuk ndien zemërim ndaj Contes por thotë se nuk është adhurues i qasjes së tij, sic e quan, të dyshimtë.

“Ne kishim probleme jashtë fushës, por mendoj se ai është trajner shumë i mirë. Nuk jam i zemëruar me Conten”, tha Costa për ESPN.

“Por për të qenë trajner shumë i madh, ai duhet ta ndryshojë anën njerëzore të menaxhimit”, shtoi ai.

Për Conten thuhej se do ta merrte drejtimin e Real Madridit pas shkarkimit të Julen Lopeteguit dy vjet më parë.

“Ai është shumë i dyshimtë. Them se në Real Madrid ai nuk do të zgjaste as edhe një sezon”, theksoi ai.

the authorGazetaKNN