Sport

Coutinho befason me skuadrën e re


Leicester City mund të bëjë një goditje të madhe gjatë afatit kalimtar të verës, pasi po mendon ta sjellë në skuadër yllin brazilian të Barcelonës.

Ish-kampioni i Premierligës ka shfaqur interes të papritur për lojtarin e Barcelonës, Philippe Coutinho, i cili është i huazuar në Bayern Munich, transmeton Gazeta Express. 

Coutinho nuk do të qëndrojë në Gjermani, pasi bavarezët nuk duan të paguajnë 120 milionë euro për të. 

Skuadra e Leicester mund të mos jetë në nivelin e Coutinhos, por me Bayernin që nuk e do, as Barcelonën, lojtari pritet të detyrohet ta pranojë largimin drejt një skuadre të nivelit më të ulët.

Vera pritet të jetë shumë e rrëmbyer për lojtarin që mund të përfundojë i huazuar te Leicester. /Gazeta Express/