Sport

Coutinho dëshiron transferimin te Barcelona

Philippe Coutinho dëshiron me çdo kusht të transferohet te Barcelona.

Kështu së paku shkruan gazeta britanike Mirror ndërsa këto ditë braziliani do t’ia tregoj Jurgen Kloppit edhe arsyet pse dëshiron të largohet.

“Braziliani dëshiron të transferohet te Barca dhe të luaj përkrah Messit. Ai do të ulet për të biseduar me Jurgen Kloppin për t’i treguar arsyet pse e dëshiron këtë transferim”, shkruan Mirror.

Braziliani shihet si zëvendësues i Neymarit te Barca, i cili pritet që gjatë javës së ardhshme të kalojë te PSG-ja.

Katalonasit pritet të rrisin ofertën në 100 milionë euro për Coutinhon, pasi e para prej 90 milionë euro është refuzuar nga “Të Kuqtë”. /Telegrafi/