Aktuale

Covid-19, IKSHKP publikon raportin e fundit për vdekjet dhe të infektuarit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 43 raste të reja me Covid 19. Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Ky institucion shëndetësor po ashtu ka bërë me dije se nga virusi kanë ndërruar jetë edhe dy kosovarë.

” Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali i Prizrenit).Numri total i rasteve pozitive është 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.”

the authorGazetaKNN