Aktuale

COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë: Një i vdekur dhe 18 raste të reja

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar numrin e të vdekurve në 2.253.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1.963 testime, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 18 raste pozitive me COVID-19, derisa janë shëruar 14 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 107.673 raste pozitive, 105.255 të shëruar dhe janë kryer 659.216 testime.