Aktuale

COVID-19 në Kosovë: 13,625 raste aktive dhe 1,005 të vdekur

39 mijë e 57 raste me koronavirus janë regjistruar në Kosovë që nga shfaqja e rasteve të para më 13 mars. Numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend ka arritur në 1 mijë e 5 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.005 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625.

Instituti Kombëtar ka bërë thirrje qytetarëve që të respektohen masat për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se të hënën do mbajnë takim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ku edhe do të vendosin nëse do të marrin masa shtesë anti-COVID19, duke parë se numri i vdekjeve është i lartë dhe personave të infektuar po ashtu.