Rajon & Botë

COVID-19 nuk ‘zhduket’, ky është numri i rasteve të reja në Kinë

Kina ka publikuar numrin e rasteve të reja me COVID-19.

Kina raportoi 10 raste të reja me COVID-19 që nga 22 shtatori, nga 6 një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të mërkurën, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara që përfshinin udhëtarë nga jashtë.

Numri i infeksioneve të reja asimptomatike gjithashtu u rrit në 18 nga 15 një ditë më parë, megjithëse Kina nuk i klasifikon këta pacientë pa simptoma si raste të konfirmuara.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 për territorin e Kinës tani qëndron në 85,307, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN