Rajon & Botë

COVID-19: Republika Çeke rikthen kufizimin e lëvizjes nga ora 21:00 deri 5:00

Republika Çeke ka rikthyer kufizimin e lëvizjes për të ndaluar përhapjen e infeksioneve të reja me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë i Republikës Çeke, Roman Prymula ka njoftuar një ndalim të lëvizjes së lirë në vend midis orës 21:00 dhe 5 të mëngjesit në një përpjekje për të frenuar valën e re të koronavirusit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Në një konferencë shtypi, Prymula tha se kufizimet do të hyjnë në fuqi nga kjo e mërkurë, 28 tetor deri më 3 nëntor.

Ata që përjashtohen nga ndalimi janë njerëzit që udhëtojnë në punë ose që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Prymula gjithashtu tha midis orës 8 pasdite dhe orës 5 e mëngjesit, pronarët e qenve duhet të shëtisin kafshët shtëpiake brenda një rreze 500 metra nga shtëpia e tyre. Gjatë ditës, njerëzit mund të ecin me qentë e tyre lirshëm.

Në të njëjtën konferencë shtypi, Ministri i Tregtisë Karel Havlicek shtoi se të gjitha dyqanet me pakicë duhet të mbyllen midis orës 8 të pasdites dhe ora 5 e mëngjesit të dielave, përveç stacioneve të benzinës dhe farmacive.

Dyqanet e ushqimeve në aeroporte, hekurudha dhe stacione autobusësh mund të qëndrojnë të hapura.

Havlicek gjithashtu e bëri të detyrueshme që njerëzit të punojnë nga shtëpia kur është e mundur.

Republika Çeke raportoi 5,474 raste të reja në 24 orë të hënën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 263,572.

Numri i vdekjeve aktualisht qëndron në 2,337.

the authorGazetaKNN