AktualeLifestyle

COVID lë pasoja në tru me vite

Të mbijetuarit e Covid-19, mbeten në rrezik më të lartë të çrregullimeve psikotike, demencës dhe kushteve të ngjashme për të paktën dy vjet, sipas një studimi të madh që nxjerr në pah barrën në rritje të sëmundjeve kronike të mbetura pas pandemisë.

Ndërsa ankthi dhe depresioni ndodhin më shpesh pas Covid-it sesa infeksionet e tjera të frymëmarrjes, rreziku zakonisht ulet brenda dy muajsh, zbuluan studiuesit në Universitetin e Oksfordit. Në të kundërt, deficitet kognitive të njohura si “mjegulla e trurit”, epilepsia, krizat dhe çrregullime të tjera afatgjata të shëndetit mendor dhe trurit mbetën të larta 24 muaj më vonë, sipas një studimi të botuar të mërkurën në revistën Lancet Psychiatry.

Studiuesit e Oksfordit treguan në mars se edhe një rast i lehtë shoqërohet me tkurrje të trurit ekuivalent me një dekadë plakje normale.

“Rezultatet kanë implikime të rëndësishme për pasi sugjeron që raste të reja të kushteve neurologjike të lidhura me infeksionin Covid-19, ka të ngjarë të ndodhin për një kohë të konsiderueshme pasi pandemia të jetë qetësuar,” tha Paul Harrison, një profesor i psikiatrisë dhe autori kryesor i studimit, në një deklaratë.

Probabiliteti i shumicës së diagnozave neurologjike dhe psikiatrike pas Covid ishte më i ulët tek fëmijët sesa tek të rriturit. Ndryshe nga të rriturit, ata nuk ishin në një rrezik të shtuar të çrregullimeve të humorit ose ankthit, dhe çdo deficit kognitiv që përjetuan prirej të ishte kalimtar.