Aktuale

Dacic: Në Bruksel të diskutohet edhe Bashkësia e Komunave Serbe dhe të ulen tensionet

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, tha se Serbia pret dhe insiston që në raundin e ardhshëm të dialogut me Prishtinën në tryezë të jetë edhe formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe (BKS).

“Serbia është gjithmonë për dialog, sepse kjo është mënyra e vetme për të ulur tensionet. Prandaj, është e dobishme që edhe Brukseli është përfshirë kur Kryeministri, Aleksandar Vucic, ka biseduar me Federica Mogherini në Davos, dhe që raundi i ardhshëm i bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tashmë është planifikuar me 24  janar”, deklaroi Dacic për agjencinë ruse Sputnjik, raporton Gazeta Express.

Ai rikujtoi se Prishtina gjatë dialogut u zotua për të lejuar krijimin e BKS.

“Ne po i përmbushin detyrimet tona”, përfundoi Ministri i Jashtëm serb.