Aktuale

Daçiq: Kjo është ajo që pres nga vizita e Hahn në Prishtinë

Ivica Daçiq ka thënë se nga vizita e Komisionarit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn në Prishtinë pret të dëshmohet nëse bashkësia ndërkombëtare mund të ndikojë tek vendimet e Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se nga vizita e Komisionarit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn në Prishtinë pret të dëshmohet nëse bashkësia ndërkombëtare mund të ndikojë tek vendimet e Kosovës.

Hahn ka përfunduar qëndrimin e tij në Beograd ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kurse sot gjatë ditës do të takohet me krerët e shtetit të Kosovës përfshirë përfaqësues të opozitës.

“Unë nuk mund të besoj se shtete aq të fuqishme nuk mund të ndikojnë tek Prishtina, më tingëllon si tregim i rremë”, deklaroi Daçiq para gazetarëve në Beograd, duke shtuar se është mirë që Hahn do ta vizitojë Prishtinën, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se Hahn dëshiron të ketë sukses dhe se nuk dyshon tek qëllimet e tij.

Por, nuk është i sigurt se cili do të jetë përfundimi.

I pyetur nëse pret që Hahn në Kosovë do të kundërshtojë ngjarjet e fundit, Daçiq theksoi se nuk e di nëse do të ndodhë kjo.

“Këtu është për të dëshmuar nëse bashkësia ndërkombëtare mund ta kontrollojë Prishtinën ose jo”, përfundoi ai. /Lajmi.net/